‘PD hyn e bashkuar në parlament’/ Këlliçi: Kryesia do vendosë çfarë do të ndodhë me mandatet...

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike do të hyjë i bashkuar në parlamentin e ri të dalë nga zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit.

Kështu ka dekaruar në News24, deputeti i dalë nga këto zgjedhje, Belind Këlliçi, i cili tha se, mbledhja e kryesisë që do të mblidhet të mërkurën, do të vendosë se si do të jetë qëndrimi i PD në raport me mandatet dhe qasjen me parlamentin.

“Grupi shkon me unitet në parlament, si rrallëherë nuk ka rrjedhje bisedash apo diskutimesh nga brenda takimeve. Mbledhjet e brendshme kanë prodhuar shumë debat të brendshëm dhe është pozitive. Kryesia do të përcaktojë vendimin politik për momentin dhe në momentin e dytë do të mblidhet Këshilli Kombëtar”, tha Këlliçi.

Këlliçi: Do të ndodhë ajo që kemi thënë, i mbetet forumeve të vendosë se çfarë do të ndodhë

Grupi shkon me unitet në parlament, si rrallëherë nuk ka rrjedhje bisedash apo diskutimesh nga brenda takimeve. Mbledhjet e brendshme kanë prodhuar shumë debat të brendshëm dhe është pozitive. Kryesia do të përcaktojë vendimin politik për momentin dhe në momentin e dytë do të mblidhet Këshilli Kombëtar.

Unë do të doja që të ketë dhe një kuvend i PD që të kemi mundësi të flasim dhe me anëtarësinë dhe me elitën, në raport jo vetëm me parlamentin sepse kjo mbledhje e së mërkurës do të jetë me marrjen e mandateve apo jo dhe me qasjen që do të ketë PD në parlament.

Do të pritet dhe raporti I OSBE-ODIHR dhe do të kemi mbledhjen e forumeve të larta të PD.