‘Masakra e dytë brenda vitit’/ Berisha: Rama i jep kartelave ‘licencë për të vrarë’ në këmbim të votave

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar sërish pas ngjarjes së rëndë të ndodhur sot në Shkodër, ku dy persona humbën jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur.

Berisha e ka cilësuar këtë si “masakrën e dytë brenda vitit” në këtë qytet, ndërsa akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama, duke e lidhur situatën kriminale në Shkodër me aleancën e qeverisë me botën e krimit.

Breshëri plumbash në Shkodër. Masakra e dytë brenda vitit! Në të parën u vranë një çift i pafajshëm, sot një kamariere lufton për jetën. Dënoj hakmarrjen e Ramës ndaj Shkodrës, ku kartelat përdoren për vota dhe në këmbim Ramaduro u jep ‘licencë’ për të vrarë!”, shkruan Berisha.