VIDEO/ Vrau dy persona në mes të Shkodrës - Ky është momenti kur Ragip Gila i largohet policisë me BMW-në e grabitur

Ky është momenti kur Ragip Gila ndodhet në lagjen “Serreq” dhe largohet në drejtim të lagjes Skënderbeg, me mjetin tip ‘BMW’ që ia ka marrë me forcë një qytetari pasi kreu krimin me dy viktima dhe dy të plagosur.

Makina duket se është e aksidentuar në pjesën para pasi ishte përplasur me një automjet tjetër gjatë tentativës për t’u arratisur nga vendi i ngjarjes.

Pasi ka mbërritur në afërsi të lumit Kir dhe i ndjekur nga forcat e policisë, ai ka lënë makinën dhe ka tentuar të largohet në këmbë, por më pas është prangosur.