Gjendja e kuqezinjve, çfarë e shqetëson Silvinjon?

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, është shfaqur sot para mediave në konferencën e zakonshme para ndeshjes kualifikuese të Botërorit 2026 ndaj Letonisë.

Tekniku i kuqezinjve tregon se çfarë e shqetëson nga grupi që ai ka në dispozicion.

“Më shumë se të shqetësohem për lojtarët që nuk janë në listat e skuadrave të tyre për Europën, shqetësohem për ata që kanë ndryshuar ekipin, pasi ndryshon metodologjia. Nuk jemi në nivelin për të zgjedhur lojtarët që kanë më shumë minuta me skuadrat e tyre”, theksoi Silvinjo.