Gjimshiti: Me Letoninë të marrim 3 pikët për të vazhduar rrugëtimin tonë

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, është shfaqur sot para mediave në konferencën e zakonshme para ndeshjes kualifikuese të Botërorit 2026 ndaj Letonisë.

Mbrojtësi që luan me Atalantën në Serie A deklaroi: “Sigurisht që ekipi është përgatitur mirë, kemi pasur kohë, jemi pozitiv, por nuk do të jetë e lehtë. Kemi presion dhe përqendrimi do të jetë i lartë. Do të marrim tre pikë për të vazhduar rrugëtimin tonë.

Ndryshe nga ndeshja e parë? Sigurisht që kemi parë ndeshjet, jo vetëm ato, por edhe ndeshjen e fundit që luajti me Serbinë. Ajo që luajtëm atje nuk ishte e mirë, sigurisht që kemi gabuar, sidomos në futbollin e sotëm nuk është më aq e thjeshtë si para disa vitesh ku fitoje thjesht. Duket edhe në ndeshjet e këtyre eliminatoreve, pashë Holandën dje me Lituaninë që fitoi 3-2. Por nesër besoj se do të jetë ndryshe, na duhen tre pikët që të kemi shanse për kualifikim, e kemi vetë në dorë ende dhe ajo që është gjëja e rëndësishme.

Mesazhi është që do japim 100% që të realizojmë apo kemi në dorë ëndrrën siç kemi kaluar për dy Europianë. Kualifikimi në Botëror do të ishte historik dhe gjë e mirë për Shqipërinë. Mesazhi është që nesër do jemi gati, do japim gjithçka për ato tre pikë, do japim maksimumin dhe ta shijojnë edhe tifozët”, tha Gjimshiti.