SYRI TV/ Berisha: McGonigal kryefjalë në mediat e huaja, Rama i përlyer kokë e këmbë në aferë
Nga SYRI TV
Nga selia blu, lideri i opozitës Sali Berisha, reagoi për skandalin e McGonigal, që siç thesksoi kryedemokrati është në qënder të vëmendjes në mediat botërore. Në konferencën me gazetarët Berisha akuzoi kryeministrin Rama se është është i përfshirë drejtëpërdrejtë në një nga aferat më të mëdha korruptive të spiunazhit. Berisha tha se Rama ka bashkëpunuar me agjentë të huaj për pagesa të paligjshme ndaj McGonigal, si dhe e ka përdorur atë kundër opozitës shqiptare.
Berisha akuzoi kreun e SPAK, Altin Dumani se po mban në sirtarë dosjen më dëshmitarë konkretë, të depozituara nga opozita për lidhjet Rama-McGonigal.
Kryedemokrati foli edhe për ndikimin e McGonigal për Reformën në Drejtësi, ndërsa hodhi akuza të forta se Altin Dumani, mund të jetë ndihmuar nga ish agjenti i FBI-së për të kaluar vettingun
Berisha paralajmëroi se PD do të përdori të gjitha mundësitë për të zbardhur të vërtetën, që siç tha ai, po tenton ta heshtë SPAK.
Lideri i opozitës tha se hetimi duhet të përfshijë jo vetëm Edi Ramën, por edhe vetë kreun e SPAK, Altin Dumani për fshehjen e dosjes.