SYRI TV/ Apeli i Posaçëm lë në qeli Ilir Metën, avokati Cakrani: Drejtësia një vegël politike

Nga SYRI TV 

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar një tjetër kërkesë të Presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta për masën e sigurisë. Apeli legjitimoi vendimin e ankimuar nga mbrojtja të shkallës së parë që nuk pranoi lirimin e tij nga qelia. Avokati i Metës, Kujtim Cakrani, tha se drejtësia është kthyer në një vegël politike, dhe se vendimi ishte i paracaktuar. Ai paralajmëroi dorëzimin e një tjetër kërkese të martën për revokimin e masës së arrestit në burg që është në fuqi prej tetorit të vitit të kaluar. 

Pyetur nga gazetarët për shortimin e Irena Gjokës si gjyqtare e shqyrtimit të kërkesave paraprake të palëve pas dërgimit të dosjes nga SPAK për Gjykim, Kujtim Cakrani kishte këtë koment

Sipas mbrojtjes së Ilir Metës, me përfundimin e hetimeve dhe pyetjen e dëshmitarëve, masa ekstreme është e panevojshme pasi provat janë mbledhur. Ndërkohë SPAK insiston dhe në një linjë me të është edhe gjykata, që vlerëson se pozita e tij është rënduar dhe ekziston rreziku për prishje të provave apo intimidim të dëshmitarëve.