Në kërkim ndërkombëtar, 39-vjeçari gjerman tentoi të kalonte drejt Malit të Zi, prangoset në Muriqan
Një 39-vjeçar gjerman është vënë në prangat e Policisë Kufitare të Muriqanit teksa po tentonte të kalonte drejt Malit të Zi.
Sipas Policisë, shtetasi gjerman me inicialet, P. P., 39 vjeç, banues në Zvicër, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Prokuroria e Luganos, më datë 23.05.2025, ka lëshuar urdhër arresti ndaj tij, për veprat penale “Trafik droge”, “ Pastrim parash”dhe “Emigracioni i paligjshëm”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Bern, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 39-vjeçarit, në Zvicër, thuhet në njoftimin e Policisë Kufitare.
PKK Muriqan
Kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Zvicër, 1 shtetas gjerman i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë kapur në dalje të RSh-së, shtetasin gjerman P. P., 39 vjeç, banues në Zvicër.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Prokuroria e Luganos, më datë 23.05.2025, ka lëshuar urdhër arresti ndaj tij, për veprat penale “Trafik droge”, “ Pastrim parash”dhe “Emigracioni i paligjshëm”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Bern, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 39-vjeçarit, në Zvicër.