Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez zgjedhin një restorant shqiptar për një mbrëmje romantike mes betejës ligjore familjare

Jeff Bezos, themeluesi miliarder i Amazon, dhe bashkëshortja e tij, aktorja Lauren Sánchez, kanë kaluar një mbrëmje të veçantë në restorantin shqiptar “Alba”.

Çifti, i cili u martua në qershor gjatë një dasme luksoze prej 50 milionë dollarësh, u pa të shtunën duke shijuar një darkë romantike në “Alba”, një restorant i njohur për kuzhinën shqiptare.

61-vjeçari Bezos dhe 55-vjeçarja Sánchez u shfaqën të buzëqeshur e të dashuruar, teksa mbanin dorën e njëri-tjetrit gjatë daljes nga restoranti.

Vizita e tyre në lokalin shqiptar erdhi në mes të lajmeve për betejën ligjore të çiftit me vëllain e larguar të Lauren, Michael Sanchez, për të cilin pretendohet se ka tentuar të zbulojë foto intime të tyre.