Berisha: McGonigal e shndërroi Tiranën në një lagje të aktiviteteve kriminale ku nga kryeministri e poshtë ishin në shërbim të tij

Gjatë fjalës së tij, kreu i PD, Sali Berisha, deklaroi se opozita është plotësisht e gatshme të dorëzojë prova konkrete për përfshirjen e zyrtarëve të lartë në afera kriminale dhe korrupsioni, përfshirë kryeministrin Edi Rama dhe prokurorin Altin Troplini.

Berisha akuzoi drejtpërdrejt ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal, për transformimin e Tiranës në një “bazë të operacioneve kriminale”, ku, sipas tij, zyrtarë të niveleve më të larta të shtetit shqiptar kanë qenë në shërbim të tij. Ai kritikoi ashpër mungesën e hetimeve nga organet shqiptare të drejtësisë dhe ngriti akuza ndaj prokurorit Troplini për fshehje të qëllimshme të dosjeve hetimore që implikojnë zyrtarë të qeverisë.

Fjala e tij:

Jemi plotësisht të gatshëm dhe disponojmë prova të shumta.
Disponojmë prova të shumta qoftë për Edi Ramën, qoftë për Altin Troplinin, qoftë për të tjerë.
McGonigal e shndërroi Tiranën në një lagje të aktiviteteve të tij kriminale ku nga kryeministri e poshtë ishin në shërbim të tij.
Por këtu hetimi duhet të përfshijë edhe Altin Troplinin, që ka dy vjet që e mban dosjen në sirtar.
Që hap çështje për të mbrojtur krimin, siç ka bërë me Irena Gjokën.