Masakra në Shkodër/ Berisha: Janë banda të lidhura me shtetin, thuhet se disa prej tyre ishin aktivë në fushatën elektorale të Edi Ramës

Gjatë fjalës së tij, kreu i PD, Sali Berisha, u shpreh se Shkodra është në duart e krimit dhe e ka humbur kontrollin institucional përballë bandave që, sipas tij, veprojnë me bekimin e qeverisë.

Berisha akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama për licencim të strukturave kriminale që, sipas tij, po përdoren për qëllime elektorale dhe kanë vënë nën kontroll të plotë qytetin e Shkodrës.

Ai i cilësoi ngjarjet e fundit një “masakër të përsëritur” dhe një “hakmarrje të qëllimshme” ndaj Shkodrës, që e cilësoi edhe si simbol të qëndresës ndaj regjimit aktual.

Fjala e tij:

Shkodra është në duart e krimit!
Është tërësisht në duart e krimit!
Unë kam deklaruar dhe në mënyrë të përsëritur, deklaroj se bandat kanë licencë për vrasjet nga Edi Rama.
Pak kohë më parë, ndodhi një masakër tjetër që mori katër jetë.
Dhe tani kjo është masakra tjetër.
Para katër ditësh është vrarë një tjetër.
Që të gjitha këto janë të lidhura me njëra-tjetrën.
Shkodra është e tëra- për urrejtjen që ka Edi Rama ndaj saj- në orbitën e hakmarrjes, qërimit të hesapeve, sundimit nga bandat.
Sot, thuhet se disa nga këta ishin aktivë në fushatën elektorale të Edi Ramës.
Unë nuk merrem, në kuptimin e asaj që secili ka të drejtë të ketë bindjen e tij, por përdorimi i krimit për qëllime elektorale është ajo çka ne kemi thënë.
Kartelet janë përdorur për qëllime elektorale dhe tani ata janë sundimtarë të vërtetë të Shkodrës.
Breshëri në kafene, plagoset rëndë kamerierja, i uroj të shpëtojë...
Janë tërësisht banda të lidhura me shtetin, të cilat qytetin e kanë si trofe të tyre.