Afera Rama-McGonigal/ Berisha: Opozita ka çuar dosjen me dëshmitarë konkretë në SKAP, por Altin Dumani e mban atë në sirtar

Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj kreut të SPAK-ut, Altin Dumani, duke e akuzuar se ka fshehur dosjen e aferës Rama-McGonigal, pavarësisht provave dhe dëshmitarëve të paraqitur nga opozita.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se opozita ka dorëzuar të gjithë dokumentacionin dhe dëshmitë që faktojnë rolin e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal, si dhe lidhjet e tij me kryeministrin Edi Rama dhe bashkëpunëtorët Agron Neza e Dorian Duçka.

Sipas Berishës, Altin Dumani jo vetëm që nuk ka marrë asnjë masë, por ka zgjedhur të mbajë dosjen në sirtar, duke vepruar si “mercenar” dhe “mburojë e krimit qeveritar”.

Pjesë nga deklarata:

Pra, të gjitha këto i fsheh Altin Dumani në mënyrën më kriminale, më të papërgjegjshme.

Të gjitha këto i mbyll në sirtar Altin Dumani, sepse Altin Dumani është një mercenar që nuk ka dinjitet, nuk ka nder, nuk ka integritet, por që fshin këpucët e padronit të tij.

Opozita ka çuar dosjen në SKAP, të cilën Altin Dumani e mban në sirtar për McGonigalin.

Opozita ka paraqitur dëshmitarëve të cilëve Agron Neza, McGonigali dhe Dorian Duçka u kanë kërkuar miliona për këto apo ato veprime.

Altin Dumani fsheh dosjen, fsheh porovat, fsheh faktet. Qëndron si mercenar mburojë e kriminelëve si Edi Rama, Agron Neza, Dorian Duçka.