Urimi i Berishës: Suksese nxënësve dhe mësuesve që nisin këtë vit shkollor në kushtet e një rrokullisje të madhe
Në një konferencë me gazetarët, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përcjellë një mesazh urimi për nisjen e vitit të ri shkollor.
Duke iu drejtuar nxënësve, veçanërisht vogëlushëve të klasës së parë, si edhe mësuesve që nisin një tjetër vit pune në kushte të vështira, Berisha ka vlerësuar përkushtimin e tyre dhe ka denoncuar situatën aktuale në arsim si “një rrokullisje të madhe”.
Fjala e tij:
Një urim shumë të përzemërt për të gjithë ata që ulen sot në bankat e shkollës, e në veçanti për vogëlushët e klasës së parë, mësueset dhe mësuesit që nisin vitin e ri shkollor në kushtet e një rrokullisje të madhe.
U uroj suksese.
U uroj më të mirën gjatë këtij viti.