E RËNDË/ Publikohet momenti kur refugjatja ukrainase qëllohet për vdekje me thikë gjatë një udhëtimi me tren në Karolinën e Veriut

Një video e re tronditëse tregon momentet e fundit të jetës së një refugjateje ukrainase, përpara se ajo të goditej me thikë për vdekje në një tren në Charlotte në Karolinën e Veriut muajin e kaluar. 

Pamjet e kamerave të sigurisë, të publikuara nga Sistemi i Tranzitit të Zonës Carlotte (CATS), tregojnë 23-vjeçaren Iryna Zarutska duke hipur në linjën Lynx Bline pak pas orës 21:45 të premten, më 22 gusht. 

Pamjet tregojnë Zarutskën me uniformën e saj të picerisë, ndërsa shfleton telefonin e saj. Një burrë me një bluzë me kapuç të kuqe shihet i ulur pas saj. 

Rreth katër minuta më vonë, burri nxjerr një thikë dhe fillon ta qëllojë Zarutskën tri herë, përfshirë të paktën një herë në qafë. 

Zarutska, e cila ishte larguar nga qyteti i luftës në Ukrainë, e kap për qafe ndërsa gjaku derdhet në dysheme. Autoritetet më vonë e shpallën të vdekur në vendngjarje. 

Videoja tregon të dyshuarin duke ecur nëpër vagonin e trenit, duke hequr bluzën e tij dhe duke pritur te dyert, ndërsa pasagjerët e shikojnë. 

I dyshuari, i identifikuar si 34-vjeçari Decarlos Brown, u arrestua menjëherë pas sulmit me thikë dhe u shtrua në spital përpara se të arrestohej me akuzën e vrasjes së shkallës së parë. 

Të dhënat e siguruara nga The New York Post treguan se Brown është person me precedent penal, me një serë arrestimesh ndaj tij që datojnë më shumë se një dekadë më parë, duke përfshirë akuza për vjedhje të rëndë, grabitje me armë të rrezikshme dhe komunikim kërcënimesh. Policia tha se Broën dhe Zarutska nuk e njihnin njëri-tjetrin, dhe sulmi kishte qenë i rastësishëm.

Vdekja e Zarutskës ka rigjallëruar thirrjet për veprim mbi sigurinë publike në Charlotte. Anëtarët e Këshillit të Qytetit të Charlotte shprehën shqetësim pas vrasjes së Zarutskës, në lidhje me dhunën në sistemin e transportit publik të qytetit./ Fox News.