Atentati në Shkodër, 'polic' Beneti: Fola në teleton me Ervin Hoxhën
Ndërsa Shkodra është marrë nën kontroll nga bandat, Benet Beci, i cili është ulur në karrigen e kryebashkiakut të qyetit verior pikërisht falë bandave ka dalë me nje deklaratë qesharake pas atentatit me dy të pafajshëm të vrarë ditën e sotme.
Në deklaratën e tij Beci flet si polic, duke thënë që ka folë me Ervin Hoxhën në telefon dhe i ka kërkuar që autori të ndëshkohet sipas ligjit, zbulim i rrallë ky i njëriut që gjatë fushatës elektoralë i ka patur krah të djathtë bandat dhe nuk është kujtuar të marrë në telefon Ervinin dhe të kërkojë ndëshkimin e tyre.
Postimi i Becit:
Të dashur qytetarë, Ky mëngjes për Shkodrën nuk ishte ai i zakonshmi, siç ndodh çdo ditë në qytetin tonë.
Një ngjarje kriminale që duhet të marrë ndëshkimin e ashpër të ligjit ka tronditur zemrën e qytetit.
Kam kontaktuar me Ministrin e Brendshëm dhe me të gjitha strukturat që luftojnë krimin, në emër të jetës dhe sigurisë së qytetarëve të Shkodrës, të cilët nuk meritojnë të përballen me skena të tilla.