5 të vrarë e 7 të plagosur në një sulm me armë në Jerusalem, vriten 2 autorët e dyshuar
Të paktën pesë persona janë vrarë dhe shtatë të tjerë janë plagosur në një sulm me armë zjarri në Jerusalem, njoftojnë mjekët.
Shërbimi i ambulancës Magen David Adom identifikoi të vdekurit si një burrë rreth të 50-ave dhe tre burra rreth të 30-ave. Pesë persona me plagë nga armë zjarri u dërguan në spitalet lokale, dhe disa të tjerë u plagosën nga xhamat e thyer, shtoi ai.
Policia izraelite tha se sulmi ndodhi në kryqëzimin Ramot - i cili ndodhet në periferi veriperëndimore të qytetit. Ajo shtoi se "dy terroristë u neutralizuan".
Ministri i Mbrojtjes, tha se terroristët hapën zjarr ndaj autobusit të mbushur plot në kryqëzimin Ramot, teksa disa të tjerë u plagosën. Kjo sipas Ministrit të Mbrojtjes: 'Sot, një uragan i fuqishëm do të godasë qiellin e qytetit të Gazës'.
Televizioni izraelit Channel 12 raportoi se personat e armatosur hipën në një autobus dhe hapën zjarr përpara se një ushtar t'i qëllonte. Nuk pati asnjë paralajmërim nga ndonjë grup i armatosur.