EMRI/ Rëndohet bilanci i viktimave nga masakra në Shkodër, ndërron jetë në spital një prej të plagosurve

Rëndohet bilanci i viktimave nga atentati i ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër, në afërsi të shkollës “Kole Idromeno” pranë bashkisë.  Ka ndërruar jetë në spital një prej të plagosurve.

Metropoli i veriut u trondit nga një atentat i ndodhur në ambientet e jashtme të një lokali,pranë bashkisë kur Rakip Gila, 28 vjeç qëlloi me breshëri automatiku duke lënë të vrarë në vendngjarje një person, ndërsa 3 u dërguan me urgjencë në spital.

Punonjësi i IMT-së Armando Palit, mbeti i vrarë në vendngjarje, ndërsa disa minuta më pas humbi jetën në spital një prej tre të plagosurve.

Eshtë mësuar se ka ndërruar jetë në spital shtetasi Lirdon Kraja, që mendohet se është shoferi i Erogen Brajoviçit, duke e çuar në dy numrin e të vdekurve në atentatin e sotëm (8 shtator).

Po ashtu, të plagosur kanë mbetur edhe Meri Kaceri, kamarierja dhe Erogen Vaso alias Brajoviç, vëllai i të arrestuarit Denis Brajoviç.

Autori i kësaj ngjarje të rëndë është prangosur nga policia. Ai është Rakip Gila, rreth 28 vjeç;

Masakra ne Shkoder, 8 shtator 2025
Viktima

Armando Pali - Punonjws i IMT
Liridon Kraja (Lushi), 31 vjeç
I plagosur 
Erogen Vaso (Brajoviq), 43 vjeç, - vellai i Denis Brajoviç
Meri Kaceri, 25 vjeçe
Autori i arrestuar
Ragip Gila