VIDEO/ Dy oficerë të vrarë dhe një i plagosur në një sulm në stacionin e policisë në Turqi, arrestohet autori i dyshuar
Dy oficerë policie u vranë dhe një tjetër u plagos, në një sulm të armatosur ndaj një stacioni policie në qytetin perëndimor turk të Izmirit, thanë të hënën burime të sigurisë.
Sulmuesi, i cili raportohet të jetë 16 vjeç, hapi zjarr ndaj stacionit të policisë Salih Isgoren në lagjen Balcova, raportojnë mediat turke.
Oficeri i plagosur thuhet se është në gjendje të rëndë, ndërsa sulmi thuhet se është kryer me pushkë gjahu. Në zonë janë marrë masa të gjera sigurie, ndërsa po hetohet për ngjarjen e rëndë teksa sulmuesi është ndaluar,transmetojnë mediat turke.
Turqia në të kaluarën ka qenë shënjestër e sulmeve nga militantët kurdë, grupet islamike dhe organizatat e ekstremit të majtë, ku forcat e sigurisë dhe institucionet qeveritare shpesh janë ndër shënjestrat.
Izmiri, qyteti i tretë më i madh i Turqisë në bregdetin e Egjeut, është goditur nga sulme militante në të kaluarën, përfshirë një shpërthim me makinë-bombë jashtë një gjykate në vitin 2017 që vrau dy persona./ Reuters.