Kërkesa e Metës/ Apeli i GJKKO shqyrton sot ankimimin e masës ‘arrest me burg’
Ditën e sotme në orën 10:00 do të mbahet në Apelin e Gjykatës së Posaçme seanca për shqyrtimin e akimimit të masës “arrest me burg” të bërë nga kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Ankimi po shyqyrtohet nga gjyqtarja Igerta Hysi.
Ish-presidenti akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, për çështjet që kanë të bëjnë me dosjen e lobimit të LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA. Ai u arrestua më 21 Tetor 2024 dhe që prej atij momenti qëndron në paraburgim me masë “arresti në burg”.