", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2025/September/08/auto_01f22bc8e315f74eac92d59c4ec75f05e443ef279255de1beebc5d5f426ffa6e-1200-6751757312874.jpg", "width": 900, "height": 506 } }

VIDEO/ Incident i pazakontë në Turqi, Lamine Yamal humb pasaportën pas fitores 6–0

Kombëtarja e Spanjës dhuroi spektakël duke shkatërruar Turqinë 6–0 në ndeshjen kualifikuese të Botërorit, por pas përfundimit të takimit ndodhi një episod i pazakontë që tërhoqi vëmendjen e medieve.

Sipas raportimeve të Beyaz ‘Futbol’, talenti dhe lideri i “La Roja”, Lamine Yamal, humbi pasaportën e tij në stadium. Futbollisti 18-vjeçar kërkoi gjatë në dhomat e zhveshjes dhe në ambientet përreth, por dokumenti nuk u gjet. Yamal u detyrua të largohej nga stadiumi pa pasaportë, duke i shtuar një notë të çuditshme mbrëmjes së fitores së thellë spanjolle.

Ndërkohë, në planin sportiv, një tjetër lajm i madh erdhi nga Mikel Merino, i cili vazhdon një formë të jashtëzakonshme. Mesfushori ka realizuar gjashtë gola në gjashtë ndeshje për Spanjën gjatë vitit 2025 dhe u bë mesfushori i dytë në historinë e Spanjës që arrin një “hat-trick” në një ndeshje të vetme.

Spanjollët, megjithatë, patën edhe një shqetësim: Nico Williams pësoi një dëmtim muskulor dhe u detyrua të linte fushën në minutën e 44-t, duke ia lënë vendin Ferran Torres.

Një natë e përkryer për Spanjën në fushë, por me një incident të veçantë jashtë saj, që e bëri Lamine Yamal protagonist edhe për arsye krejt të ndryshme nga futbolli.