'Policia zbarkon në Elbasan', 40 të arrestuar gjatë operacionit kundër trafikut të drogës

Një operacion antidrogë është zhilluar pas mesnatës (8 shtator) në Qarkun e Elbasanit, ndërsa raportohet për 40 persona të arrestuar.

Sipas burimeve te gazetares së Syri TV, si rezultat i këtij aksioni janë arrestuar 40 persona të dyshuar për përfshirje në veprimtari të paligjshme.

Aksioni blic është zhvilluar në qytetet si Prrenjas, Librazhd, Gramsh, Peqin, Cerrik, Belsh dhe Elbasan.

Gjatë operacionit janë sekuestruar të paktën 3 armë zjarri kallashnikovë, pistoleta, dhe drogëra të ndryshme.

Sipas burimeve, në mesin e 40 të arrestuarve nuk rezulton asnjë nga emrat e personave që bëjnë pjesë në grupet e fuqishme të trafikut të drogës.

Personat e rënë në pranga të moshës 22-56 vjeç mësohet se janë të gjithë janë shpërndarës të lëndëve narkotike në qarkun e Elbasanit.

Njërit prej tyre raportohet se iu është kapur 800 gram kokainë e pastër.