SYRI TV/ Shpopullimi prek edhe futbollin shqiptar, shqetësimi ngrihet nga drejtues të klubeve

Shpopullimi që ka prekur vendin, po godet edhe sportin, duke zbrazur ekipet. Themeluesi i klubit te futbollit shqiptar për femrat në Shkodër, Ferdinand Jaku ngriti shqetësimin për emigrimin e sportisteve duke e cilesuar si një plagë të madhe për futbollin në vend.

Syri tv

Shpopullimi masiv që ka prekur Shqipërinë vitet e fundit duket se ka lënë gjurmë edhe në sport, veçanërisht në futbollin e femrave. Sipas Ferdinand Jakut, themelues dhe president i klubit “Juban Danja” në Shkodër, emigrimi i futbollisteve është kthyer në një plagë të madhe për sportin shqiptar.

Në një rrëfim të veçantë, Loreta Jaku dhe Paula Jaku, dy prej futbollisteve të para të klubit, kujtojnë momentet kur 20 vite më parë thyen tabu në futbollin shqiptar. Ato ndajnë eksperiencat dhe sfidat e tyre në një rrugëtim që nisi në një fushë të vogël në fshatin Juban.

Klubi “Juban Danja” u krijua më 6 shtator 2005 në Komunën Guri i Zi, Shkodër, duke u bërë ekipi i parë zyrtar i futbollit për femra në Shqipëri. Në një kohë kur ky sport nuk ekzistonte për vajzat, ky ekip hapi rrugën për një brez të ri sportistesh dhe për zhvillimin e futbollit të femrave në vend.