U goditen me thikë dhe me mjete të forta - Plagosen tre persona në Durrës

Pas një konflikti ndërmjet dy familjeve në Durrës janë plagosur tre persona. Ata janë goditur me thikë dhe me mjete të forta.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në lagjen 15 të qytetit bregdetar.

Burime nga policia thonë për mediat se në konflikt janë përfshirë dy familje të cilat banojnë pranë njëra - tjetrës.

Mësohet se në urgjencën e spitalit të Durrësit kanë mbërritur tre të plagosur. 

Policia po bën dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Ende nuk dihet shkaku këtij sherri, ndërsa po punohet për kapjen e autorit, i cili është larguar menjëherë.