Vodhi 40 milionë lekë në shtëpinë e fierakut, arrestohet edhe i treti i bandës/ Emri

Policia e Fierit ka arrestuar anëtarin e tretë të një bande që vodhi 40 milionë lekë në shtëpinë e një banori të Fierit, D.L. 48 vjeç në lagjen "8 shkurti".

Ai quhet Grei Merko, është 20 vjeç dhe banon në lagjen “Mbrostar Ferko”

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhje”  parashikuar nga Neni 134/3 i Kodit Penal.

Merko ishte shpallur në kërkim pasi në datën 20.05.2017, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë të cilët janë ndaluar më parë nga shërbimet e policisë, kanë vjedhur shumën prej 40 milion lekësh në banesën e shtetasit D.L.