Makina përplas këmbësorët në Normandi, një person humb jetën në vendngjarje dhe disa të tjerë plagosen
Paniku ka përfshirë zonën Pirou të Normandisë pasi një automjet përplasi aksidentalisht disa këmbësorë. Sipas Le Parisien, shoferi u përplas në tarracën e një picerie, duke vrarë një person dhe duke plagosur disa të tjerë.
Sipas Departamentit të Zjarrfikësve, zjarrfikësit u kanë ofruar ndihmën e parë gjithsej 6 personave të lënduar, katër këmbësorëve dhe dy pasagjerëve të makinës.
"Nga provat fillestare të mbledhura, duket se shoferi i automjetit u sëmur papritur", tha prokurori i Coutances, Gauthier Poupeau.
"Automjeti vazhdoi përgjatë rrugës për disa metra përpara se të godiste një grup njerëzish. Një grua vdiq dhe tre persona të tjerë janë në gjendje kritike. Teoria e drejtimit të qëllimshëm të mjetit përjashtohet zyrtarisht", theksoi ai më tej.