Zyrtare/ Ernest Muçi kalon te Trabzonspori, detajet e marrëveshjes

Ernest Muçi, i cili deri tani ishte pjesë e Beşiktaş-it, ka ndërruar ambient duke iu bashkuar Trabzonspor-it. Klubi i qytetit Trabzon ka zyrtarizuar marrëveshjen me mesfushorin shqiptar, duke e marrë në huazim për sezonin 2025/26 me opsion blerjeje.

Sipas njoftimit, Trabzonspori do të paguajë 1 milion euro në tri këste si tarifë huazimi për shërbimet e Muçit. Në rast se aktivizohet klauzola e blerjes, atëherë Beşiktaş do të përfitojë edhe 8.5 milionë euro të tjera, të cilat do të shlyhen në pesë këste.

Në deklaratën e klubit nga Trabzoni theksohet:

“Është arritur marrëveshje për transferimin e përkohshëm të futbollistit profesionist Ernest Muçi në klubin tonë, me opsion blerjeje për sezonin futbollistik 2025/26. Në përputhje me marrëveshjen, të gjitha kostot e sezonit do të mbulohen nga klubi ynë.”

Gjithashtu, Trabzonspori ka nënvizuar se ka gjetur akord me lojtarin për një kontratë 1+3 vjeçare, duke i dhënë besim afatgjatë mesfushorit të kombëtares shqiptare.

Ky transferim shihet si një hap i rëndësishëm në karrierën e Muçit, i cili pritet të ketë më shumë hapësira dhe të luajë një rol kyç në skuadrën e Trabznsoprit.