'Rama nuk deporton dot në enturazhin e Trump'/ Çeno: Çështja McGonigal do të vazhdojë, do të përdoret si formë për të reformuar vetë FBI-në

Sekretari për marrëdhëniet Ndërkombëtare në PD, Enri Çeno, në një intervistë mesdite në SYRI TV, ka theksuar se sfidat për Donald Trump nuk janë thjesht një betejë politike për presidentin amerikan, por për familjen, për religjionin dhe për shoqëritë që synojnë prosperitet.

Në mandatin e parë të Trump, sipas Çenos, “deepstate” e kontrolluar kryesisht nga e majta, ka ndërmarrë një betejë të fshehtë kundër Trump dhe enturazhit të tij, duke bllokuar shumë iniciativa. Ndërsa në mandatin e dytë, Trump po përpiqet të fuqizojë Shtetet e Bashkuara, jo vetëm në aspektin gjeopolitik, por edhe financiar.

Duke iu referuar lidhjeve me Shqipërinë, Çeno shtoi se përpjekjet e Kryeministrit Edi Rama për të ofruar pasuri të vendit nuk janë të mjaftueshme për të fituar afrimin e Trump. Ai theksoi se politika në Amerikë dhe politika në Shqipëri janë të ndryshme, duke ndarë interesat financiare, familjare dhe politike.

Çeno gjithashtu komentoi sfidat që lidhen me figura si George Soros dhe kartelat e drogës, duke theksuar se Edi Rama ka vështirësi për të deportuar individë brenda enturazhit të Trump. Ai theksoi se çështja McGonigal do të vazhdojë dhe se ka informacione që mund të përdoren për të reformuar FBI-në.

Sipas tij, me dosjen që u publikua pardje, SPAK mund të nisë hetime, ose një grup deputetësh nga opozita mund të bëjë kallëzim për të vijuar procesin.

Çeno: 

Kjo nuk është thjesht një betejë politike për Donald Trumpin, por është një betejë politike për familjen, është beteje politike për religjionin dhe është beteje politike për shoqëritë që duan të prosperojnë.

Në mandatin e parë të Trump, “deep state” në vetvete, që kontrollohej kryesisht nga e majta, ka ndërmarrë një betejë të fshehtë kundër Donald Trumpit dhe enturazhit të tij, duke bllokuar shumicën e rasteve.
Në mandatin e dytë, Donald Trump po tenton të fuqizojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës jo vetëm në aspektin gjeopolitik, por së pari në aspektin financiar.

Për tu kthyer tek qeveria shqiptare dhe Edi Rama, sado që ai mundohet të afrohet dhe të ofrojë pasuri të Shqipërisë, nuk mjafton ishulli i Sazanit duke iu ofruar dhëndrit të Trump. Ai mund të afrohet… nuk e di, edhe sikur të kishte mundësi të ofronte kreten.

Politika në Amerikë është ndryshe nga politika në Shqipëri; dinë të ndahen interesat financiare, dinë të ndahen interesat familjare dhe dinë të ndahen interesat politike.

Për dy fakte – George Soros nga një anë dhe kartelat e drogës nga ana tjetër – Edi Rama e ka totalisht të vështirë për të deportuar brenda enturazhit dhe miqësisë së ngushtë të Trump.

Çështja McGonigal do të vazhdojë, dhe unë kam informacione se do të përdoret si formë për të reformuar vetë FBI-në.
Nga ana tjetër, me dosjen që u publikua pardje, mjafton që SPAK të nisë hetimet këtu; nëse SPAK nuk i nis rishikisht hetimet, mjafton që një grup deputetësh, qofshin nga opozita, të bëjnë një kallëzim.