VIDEO/ Vasili: Rihapja e dosjes ‘McGonigal’, të përfshirët janë në shënjestër të SHBA

Rihapja e dosjes McGonigal dhe thirrja e drejtuesit të SPAK në Departamentin e Shtetit, për Petrit Vasilin janë fakte që për administratën e SHBA-së, të përfshirët në këtë dosje, janë në shënjestër.

Gjatë bisedës me moderatorin Bled Marku në ‘SYRI Digjital’, Vasili u shpreh, se personat e përfshirë në këtë aferë korruptive dhe kriminale kanë rrezikuar interesat e SHBA-së.

‘Rihapja e dosjes për herë të dytë, edhe pas dënimit të Charles McGonigal, do të thotë se ata që kanë qenë të inkriminuar dhe të përfshirë në këtë dosje, janë një shqetësim madhor për SHBA-të.

Se deri ku shkon SHBA-ja është çështje e tyre dhe vendim i tyre, por rihapja do të thotë se të gjithë personat e përfshirë në aferën McGonigal janë në shënjestër të administratës së SHBA.

Të gjithë sorosianët në Tiranë ishin shumë të lumtur kur çështja u gjykua dhe u mbyll kur McGonigal shkoi në burg, sepse administrata Blinken kishte interes ta mbyllte në këtë mënyrë dhe rihapja do të thotë se, standardi i kësaj administrate me të inkriminuarit dhe ata që përbëjnë rrezik për SHBA-të, sepse kanë rrezikuar dhe interesat e SHBA-së se të Shqipërisë i kanë nxjerrë në Pazar, do të thotë se nuk mund të falen.

Ky është mesazhi që vjen nga SHBA dhe është sërish mesazhi se, si ka shkuar drejtuesi i SPAK atje, ku çështja është gjykuar njëherë dhe rihapet, ky nuk ka guxuar të pyesë një herë të vetme Edi Ramën’, tha Petrit Vasili në SYRI TV.