", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2025/September/05/auto_1111757085820.jpg", "width": 900, "height": 595 } }

'Ylli' i ri i Realit i kërkon tri herë falje Messit në debutim: Më erdhi turp për atë që bëra, por ai më kuptoi

Franco Mastantuono, talent 18-vjeçar i Real Madrid Castilla, përjetoi një moment historik në karrierën e tij duke debutuar si titullar me kombëtaren e Argjentinës. Në fitoren 3-0 ndaj Venezuelës në “Monumental”, ku shënuan Lionel Messi dhe Lautaro Martínez, i riu luajti për 62 minuta, duke regjistruar një paraqitje pozitive me 44 pasime të sakta nga 51 tentativa.

Megjithatë, ndeshja e parë e tij me “Albicelesten” nuk kaloi pa emocione të forta. Në një aksion të shumëkomentuar, Mastantuono zgjodhi të gjuante drejt portës në vend që t’ia pasonte topin Messit, duke shkaktuar një moment të sikletshëm për të.

“Më erdhi të vdisja nga turpi, por Messi më kuptoi. I kërkova falje tri herë për atë aksion”, – u shpreh i riu pas ndeshjes për TyC Sports.

Pavarësisht episodit, Mastantuono e përshkroi debutimin si “ëndrrën e jetës sime”, duke nënvizuar emocionin e madh për të luajtur në krah të idhullit të tij, Lionel Messi.