Kim rikthehet në Phenian pas vizitës në Kinë, bie në sy treni i papëshkueshëm nga plumbat (FOTO)
Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un u kthye në kryeqytetin e vendit, Phenian, të premten pasdite pas vizitës në Kinë, tha të premten media shtetërore e Koresë së Veriut KCNA.
Një grup i veçantë fotosh të publikuara nga media shtetërore konfirmuan se vajza e tij, Ju Ae, shoqëroi të atin Kim në tren për t'u kthyer në shtëpi.
Ajo u pa gjithashtu kur Kim zbriti nga një tren i papërshkueshëm nga plumbat, ndërsa mbërriti në Kinë të martën, por qëndroi larg syrit të publikut për pjesën tjetër të vizitës.
Shfaqja e saj nxiti spekulime se ajo mund të jetë pasardhësja e mundshme e babait të saj, në sundimin dinastik të familjes mbi shtetin e armatosur bërthamor.
Ajo është shfaqur më parë përkrah tij për të vëzhguar lëshimet e mëdha të raketave.
Kim dhe Presidenti Kinez Xi Jinping riafirmuan marrëdhënien e gjatë midis dy vendeve në takimin e tyre të parë dypalësh në gjashtë vjet./ Reuters.