SYRI TV/ Uji i Tragjasit, banorët kallëzim penal, Flasin avokatët: Inxhinierët e projektit gënjyen për ujin

Avokatet e banorëve të Tragjasit kanë publikuar disa dokumente te cilat tregojnë se projekti për të marrë ujin në këtë zonë ka mungesë të dokumentacionit. Madje Suela Kongjioni dhe Genci Pula theksojnë se inxhinierët kanë gënjyer kur kanë bërë matjen e prurjeve të ujit, dhe për këtë arsye do të bëjnë kallëzim në prokurori. Sipas avokateve nëse projekti do të marrë ujin që kërkon, banorët nuk do të kenë më ujë për të jetuar.

SYRI TV

Uji i Tragjasit nuk preket. Këtë siguri kanë dhene dy avokatët e kësja cështje Suela Kongjioni dhe Genci Pula banorëve. Duke u bazuar ne dokumentacionin që disponojnë përfaqësuesit ligjir, vënë theksin se në dosjen e projektit ka mangësi dhe mungesa dokumentacioni. Duke u bazuar ne matjet e fundit për ujin, avokatet shprehen se në korrik të vitit 2025 nga matjet kanë rezultuar se niveli i prurjeve të ujit arrin në 500 litër për sekond, ndërkohë mbi 200 litra do i marrë projekti dhe uji mbetur nuk del as për banorët.

Avokatët kanë thënë se do të ketë kallëzim penal për ata inxhinierë që kanë gënjyer me matjet e nivelit të lumit të Izvorit, madje sipas tyre nëse prurjet janë në ato nivele jemi gati të tërhiqemi nga proceset gjyqësore apo edhe protestat.

Projekti i furnizimit të fshatrave të bashkisë së Himarës me ujin e marrë nga Tragjasi ka sjellë reagime të shumta nga ana e banorëve të Tragjasit. Për këtë ata kanë protestuar disa herë ku kërkojnë një reagim nga ana e institucioneve duke deklaruar se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre pasi nëse u heqin ujin u marrin jetën.