Frika nga kërkesa për azil/ Kombëtarja që u përjashtua zyrtarisht nga FIFA
Eritrea është zyrtarisht e përjashtuar nga kualifikueset e Botërorit 2026.
Dhe pse pati disa zëra, nëse do të ketë mundësinë për të luajtur, me dënimin përfundimtar të FIFA-s gjithçka është shuar.
Eritrea nuk luajti asnjë ndeshje gjatë kësaj fushate kualifikuesesh.
Qeveria detyroi përfaqësuesen, të mos udhëtonte.
Eritrea po vuan diktaturën, ndërsa frika e krerëve të shtetit ishte nëse futbollistët do të kërkonin azil në vende të tjera gjatë transfertave.
Kongo kishte një rast të ngjashëm, pasi u dënua nga FIFA për ndërhyrje të Qeverisë në federatë.
Sri Lanka ndërkohë u pezullua në vitin 2023, por u rikthye pasi përmbushi kushtet.
Tjetër përfaqësuese, që qëndron e përjashtuar zyrtarisht që nga fillimi është Rusia.
Gjithçka erdhi që pas fillimit të luftës me Ukrainën.