‘Ramaforma’, ‘mundësi e madhe’ për Ramën, McGonigal, Soros’/ Meta: Ai që takohej si mafioz, bllokon prej 3 vitesh hetimin

Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me raportin e fundi të publikuar nga Departamenti i Drejtësisë në ShBA, ku faktohet edhe njëherë tjetër se si në mënyrë antiligjore, ish-shefi i FBI-së, Charles McGonigal është korruptuar nga kryeministri shqiptar Edi Rama, për interesa tërësisht personale të tyre, që nga kompanitë private kineze dhe ruse, te goditja e opozitës dhe zhvillimi i reformës në drejtësi, që për ta ishte ‘një mundësi e madhe’.

“Ramaforma” ishte një “mundësi e madhe” vetëm për KryeNarkotrafikantin Edi Rama për të rrëmbyer qeverisjen e vendit, si dhe për ndërkombëtarët e korruptuar si Charles McGonigal dhe George Soros, por një humbje shumë e madhe për popullin shqiptar’, shkruan Meta në Facebook.

Gjithashtu Meta ka theksuar se ‘vetëm hetimi i plotë dhe me transparencë i çështjes “McGonigal” rivendos drejtësinë në shinat e Kushtetutës dhe Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut’ dhe ka akuzuar organin e akuzës, SPAK se është takuar fshehurazi me McGonigal dhe ka bllokuar prej 3 vitesh hetimin e këtij krimi shtetëror.

Postimi i plotë:

“Ramaforma” ishte një “mundësi e madhe” vetëm për KryeNarkotrafikantin Edi Rama për të rrëmbyer qeverisjen e vendit, si dhe për ndërkombëtarët e korruptuar si Charles McGonigal dhe George Soros, por një humbje shumë e madhe për popullin shqiptar.

Vetëm hetimi i plotë dhe me transparencë i çështjes “McGonigal” rivendos drejtësinë në shinat e Kushtetutës dhe Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, por ky hetim kurrsesi nuk mund të bëhet nga ata që takoheshin fshehur si mafiozë të vërtetë me McGonigal dhe që kanë bllokuar prej tre vitesh hetimin e këtij krimi të faktuar shtetëror.