Berisha: Edhe Targeti 3 në dosjen McGonigal është i lidhur me Ramën! Bëhet fjalë për tregti armësh. Një valixhe me 20 milionë euro është konfiskuar në Paris

Lideri i opozitës shqiptare Sali Berisha duke folur për dosjen McGonigal tha në një konferencë për shtyp se “edhe Targeti 3 në dosjen McGonigal është i lidhur me Ramën! Bëhet fjalë për tregti armësh”.

“Një valixhe me 20 milionë euro është konfiskuar në Paris”, tha kreu demokrat.

Berisha: Në sfond del edhe agjenti i sa shërbimeve, Agron Neza, njeriu që rrahte gjoksin poshtë e përpjetë rrugëve të Tiranës se ne i bëmë dosjen Sali Berishës.

Një llum njerëzor, në funksion të kushedi sa shërbimeve dhe që në fund do merrte porosi edhe nga FBI, por që funksiononte si ndërlidhës besnik i Edi Ramës, si kanali sekret i tij.

Të gjitha këto i mbulon Altin Troplini, sikur Skapi të ishte një agjenci personale e tij.

Në sfond, për të plotësuar kuadrin e një organizate të fuqishme kriminale dalin edhe dy, Targeti 3, një shtetas senegalez dhe me radhë.

Nuk dua të abuzoj, por është e vërtetë që elementë shumë të dyshimtë kanë qarkulluar tani për tregtinë e armëve në Shqipëri, dhe janë, apo nuk janë, këtë nuk mund ta them.

Është ai që mori aksionet e Shotës apo nuk është, këtë nuk mund ta them.

Por ne, do bëjmë gjithçka me autoritetet izraelite për të mësuar të vërtetat e këtyre mafiozëve.

Njëri prej tyre është një shtetas amerikan që nuk shkel në SHBA sepse është delinkuent. Është i akuzuar.

Por ka gjëra se kush është Targeti 3 apo ai tjetri, do gjenden. Por dihet se tregtinë e armëve, Edi Rama ia dha një personi të lidhur, sipas disa burimeve, kokë e xhep me të.

Nuk mund të them se ai... duhet parë nëse përfaqëson Targetin 3 apo jo.

Bëhet fjalë për një hebre, izraelito-afrikan, tjetër ky. Ajo çka mund t’u them unë ju, në aeroportin e Parisit është konfiskuar valixhja diplomatike me 20 milionë euro, e nisur drejt Shqipërisë, me adresë Shqipërinë.

Dhe këtë e kanë publikuar mediat franceze.