Berisha: Shën Nënë Tereza i dha nder emrit shqiptar, i dha nder çdo njeriu të qytetëruar mbi tokë
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për media u shpreh se Nënë Tereza është një nga figurat më të mëdha të historisë shqiptare dhe botërore, e cila i dha nder jo vetëm kombit shqiptar, por çdo njeriu të qytetëruar në mbarë globin.
“Sot është dita e shenjtërimit të Nënë Terezës, Shën Terezës, nobelistes shqiptare, e cila me virtytet më të larta shpirtërore ia doli të pushtojë mendjet dhe zemrat e mbarë shqiptarëve,” tha Berisha, duke shtuar se veprat e saj janë një frymëzim i përjetshëm.
Ai theksoi se Nënë Tereza duhet të kujtohet si një figurë hyjnore, ashtu siç është nëna për çdo individ.
“Shën Tereza i dha nder emrit shqiptar, por i dha nder çdo njeriu të qytetëruar mbi tokë me sakrificën dhe veprimtarinë e saj. Ajo sot është frymëzim për virtytet më të larta të njeriut,” u shpreh Berisha.
Pjesë nga deklarata:
Sot është dita e shenjtërimit të Nënë Terezës, Shën Terezës, nobelistes shqiptare, e cila me virtytet më të larta shpirtërore, ia doli të pushtojë mendjet dhe zemrat e mbarë shqiptarëve.
Të shenjtërohet për së gjalli.
Të bëhet një hyjni, aq sa është nëna për çdo individ.
Shën Tereza, apo Shën Nënë Tereza i dha nder emrit shqiptar, por i dha nder çdo njeriu të qytetëruar mbi tokë me sakrificën dhe veprimtarinë e saj.
Ajo sot është frymëzim për virtytet më të larta të njeriut.