Modelja shqiptare me famë ndërkombëtare magjeps me elegancën e saj në parajsën tropikale

Modelja shqiptare me famë ndërkombëtare, Angela Martini, ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve të saj në Instagram. Së fundmi, ajo publikoi një seri fotosh mahnitëse ku shfaqet me një fustan ngjyrë të kuqe të zjarrtë, që thekson hijeshinë, sensualitetin dhe elegancën e saj karakteristike. 

Fotografitë janë realizuar në një ambient plazhi me atmosferë tropikale, nën hijen e palmave. Fustani i kuq, i dizajnuar për të nxjerrë në pah belin dhe këmbët, thekson linjat e saj perfekte dhe përshtatet në mënyrë të përkryer me ambientin relaksues dhe romantik të parajsës tropikale.

Përveç fotove, Angela ndau me ndjekësit edhe një reflektim personal: “Nuk është ndonjë gjë e thellë, thjesht një skenë e bukur. Por muzika që kam zgjedhur për këtë postim ka qenë e preferuara ime gjatë dy viteve të fundit, përsëritet dhe prek shpirtin tim. Ndihet si një film.”

FOTO Galeri: