Trump ndryshon emrin e Pentagonit, do të quhet...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv që lejon përdorimin e emrit “Ministria e Luftës” për Departamentin e Mbrojtjes, duke rikthyer kështu një emër që ishte përdorur deri në vitin 1949.
Trump deklaroi muajin e kaluar se riemërtimi është pjesë e përpjekjeve për të ndryshuar imazhin e forcës që lidhet me ushtrinë amerikane. Ai u shpreh se “ Departamenti i Luftës' tingëllon më mirë. Sigurisht që duam mbrojtje, por ndonjëherë duhet të kalojmë edhe në ofensivë. Si Ministri e Luftës, ne fituam gjithçka,” sipas të përmendurit nga Washington Times.
Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegsett, postoi në rrjetin social X me shkronja të mëdha “Departamenti i Luftës”, duke bashkëngjitur një link të artikullit të Fox News, i cili raportoi i pari për urdhrin ekzekutiv të planifikuar.
Edhe pse presidenti nuk mund të ndryshojë zyrtarisht emrin e një ministrie federale pa miratimin e Kongresit, urdhri lejon përdorimin e një “emri alternativ” për komunikime publike dhe brenda departamentit.
Emri “Ministria e Luftës” ka qenë origjinal që nga themelimi i departamentit në vitin 1789, deri në vitin 1947, kur administrata e Presidentit Harry Truman bashkoi ushtrinë, marinën dhe aviacionin në një departament të vetëm – Ministrinë e Mbrojtjes. Zyrtarisht, emri u ndryshua në “Ministria e Mbrojtjes” në vitin 1949.
Selia qendrore e departamentit mbetet në Pentagon, një ndërtesë pesëkëndëshe në Arlington pranë lumit Potomac, me kryeqytetin amerikan, Uashingtonin, në anën tjetër të lumit.