Shenjtërimi i Nënë Terezës/ Trump: Përfaqësonte më të mirën te secili prej nesh

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka ndarë një mesazh të veçantë në nderim të Shenjtores Nënë Tereza, të bërë nga Presidenti Donald Trump në rastin e shenjtërimit të saj.

Nënë Tereza u dha ushqim të uriturve, strehë të pastrehëve dhe arsim atyre që kishin nevojë. Ajo përfaqësonte më të mirën te secili prej nesh”, ka thënë Presidenti i SHBA, Donald Trump. 

Postimi vjen në kuadër të përkujtimit të veprës dhe trashëgimisë së Nënë Terezës, figura simbol e humanizmit dhe sakrificës, e cila është nderuar globalisht për kontributin e saj në shërbim të më të varfërve të botës.