A do ta mbajë ende Veliajn në krye të bashkisë? Ja si përgjigjet Rama…

Në një intervistë në emisionin ‘Opinion’, Rama iu përgjigj pyetjes nëse Veliaj do të vijojë të jetë kryetar i bashkisë apo do të pritet deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.

Në përgjigjen e tij, Rama tha se nuk e di, por është për t'u parë në vijim.

Rama shtoi se ka kërkuar të shohë opinione mbi mënyrën sesi do të trajtohet kjo çështje.

Pjesë nga intervista:

A do të vijojë Erion Veliaj të jetë kryetar i bashkisë së Tiranë?

Nuk e di këtë do ta shohim në vijim, nuk e di.

Pra do të jetë zgjedhje të parakohshme në Tiranë, apo do të prisni derisa Gjykata të marri një vendim të formës së prerë?

Nuk e di. Unë kam kërkuar që të shoh një sërë opinionesh për të kuptuar se si duhet trajtuar kjo gjë.