Kolegji Zgjedhor çerfitikon farsën elektorale të 11 majit
Kolegji Zgjedhor rrëzoi sot padinë e koalicionit “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” (PD-ASHM) për të shpallur të pavlefshëm rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit 2025 duke certifikuar farsën elektorale të zgjedhjeve parlamentare/
Opozita i cilëson zgjedhjet e 11 majit si farsë zgjedhore, dhe i kërkoi Kolegjit Zgjedhor që të shfuqizojë vendimin e datës 28 gusht të Komsionit Rregullor, dhe mosshpalljen e rezultatit zgjedhor.
Trupi gjykues që mori vendimin u përbë nga gjyqtarët Lutfije Celami (relatore), dhe antarët Entela Shedula, Alma Kodraliu, Ornela Naqellari dhe Enkel Peza, të cilët vetëm lexuan vetëm vendimin pa argumentuar pse u mor ky vendim.
Vendimi u miratua me shumicë votash, 3 pro dhe 2 kundër.
Në kërkesën akimore që mbajti firmën e përfaqësusit ligjor, Franci Nuri theksonte se në zgjedhjet parlamentare të 11 majit nuk janë përmbushur standartet minimale kushtetuese. PD theksoi se mungesa e ndërhyrjes së menjehershme dhe e marrjes së masave efektive ndëshkuese ndaj shkeljeve ligjore, thelloi mosbesimin e qyetarëve.