Xi Jinping: Kina dhe Koreja e Veriut duhet të forcojnë koordinimin strategjik në agjendën ndërkombëtare

Autoritetet kineze dhe të Koresë së Veriut duhet të forcojnë koordinimin strategjik në adresimin e çështjeve globale dhe rajonale, tha Presidenti kinez Xi Jinping.

"Kina dhe Koreja e Veriut duhet të forcojnë koordinimin strategjik mbi çështjet ndërkombëtare dhe rajonale për të mbrojtur interesat tona të përbashkëta", theksoi ai gjatë takimit të tij me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un.

Presidenti kinez vuri në dukje se Kina do të vazhdojë gjithashtu, "të mbajë komunikim të ngushtë me Korenë e Veriut në të gjitha nivelet dhe do të zhvillojë bashkëpunim praktik në të gjitha fushat".

Përveç kësaj, Xi Jinping deklaroi se Partia Komuniste Kineze dhe qeveria i japin përparësi zhvillimit të marrëdhënieve miqësore me Korenë e Veriut.

"Partia Komuniste dhe qeveria e Republikës Popullore të Kinës i kushtojnë rëndësi të madhe miqësisë tradicionale midis Kinës dhe Koresë së Veriut dhe janë të përkushtuara për të ruajtur, forcuar dhe zhvilluar marrëdhëniet tona dypalëshe", theksoi ai.

Kreu i shtetit kinez deklaroi gjithashtu se vizita e Kim Jong Un në Kinë, tregoi angazhimin e Phenianit për të mbrojtur arritjet e Luftës së Dytë Botërore.

"Vizita e Kim Jong Un, Sekretarit të Përgjithshëm të Komitetit Qendror të Partisë së Punëtorëve të Koresë, në Kinë për të marrë pjesë në ngjarjet që përkujtojnë 80-vjetorin e fitores në Luftën e Rezistencës së Popullit Kinez Kundër Agresionit Japonez dhe Luftën Botërore Antifashiste, tregon vendosmërinë e fortë të Koresë së Veriut për të mbrojtur arritjet e fitores në Luftën e Dytë Botërore", theksoi ai./ TASS.