Nostalgjia e para ’90-ës: Objektet që dikur s’mungonin në çdo shtëpi shqiptare
Ndonjëherë nostalgjia për filmin, teatrin, muzikën, artistët dhe kulturën e para viteve ’90 na vjen papritur, duke na rikthyer kujtime nga fëmijëria.
Shumë prej nesh ende mbajnë mend mobilimin e shtëpisë, ku pjesë qendrore ishin televizorët dhe radiot e markave “Lura” apo “Iliri”. Ato nuk ishin thjesht pajisje elektronike, por edhe simbol bashkimi familjar, ku mblidheshin të gjithë për të parë filma, lajme apo për të dëgjuar muzikë.
Në atë kohë, përpara ardhjes së televizorëve me ekran të sheshtë, kondicionerëve, kompjuterëve dhe sobave elektrike, objektet e thjeshta por funksionale përbënin pjesë të përditshmërisë. Sot ato kanë mbetur vetëm kujtime, por për shumëkënd janë të lidhura me ngrohtësinë dhe thjeshtësinë e asaj kohe.
Në vijim do t’ju sjellim edhe objekte të tjera që dikur s’mungonin në çdo shtëpi shqiptare, por që sot janë zëvendësuar nga teknologjia moderne.