Tërmeti shkatërrimtar/ Berisha shpreh ngushëllimet: Qeveria nuk dërgon ndihma për familjarët e afganëve që janë në Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave nga tërmeti shkatërrimtar në Afganistan, ku mbetën 1400 të vdekur dhe mbi 3000 të plagosur.

Në poshtimin e tij në Facebook, Berisha ka shpërndarë një video e cila tregon pasojat shkatërrimtare të tërmetit dhe thekson se ‘në Shqipëri janë disa mijëra afgan por qeveria nuk dërgon me Kryqin e Kuq apo Gjysëm Hënën e Kuqe ndonjë ndihmë për familjarët e tyre’.

Postimi i plotë:

Shkatërrimtar tërmeti 6 ballësh në Afganistan. 1400 të vdekur dhe 3000 të plagosur, ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave dhe lutjet tona për shërimin e të plagosurve. Në Shqipëri janë disa mijëra afgan por qeveria nuk dërgon me Kryqin e Kuq apo Gjysëm Hënën e Kuqe ndonjë ndihmë për familjarët e tyre! Turp!