VIDEO/ Shërbëtori i Edi Ramës - Arben Rakipi: Gazetarët duan vetë të futen në burg
Deklarata e bërë nga Arben Rakipi, Drejtor i Shkollës së Magjistraturës, në tryezën për prezantimin e draftit të Kodit të Ri Penal, ka shkaktuar reagime të forta në komunitetin mediatik.
Në qëndrimin e tij, Rakipi u shpreh kundër përjashtimit të gazetarëve nga ndjekja penale për shpifje, duke sugjeruar se ata vetë kërkojnë të përfundojnë në burg.
Arben Rakipi: Më duket... e para që cënon barazinë e njerëzve përpara ligjit dhe e dyta më duhet të pyes edhe gazetarët, sepse duke i përjashtuar ata nga penalizmi për shpifje, personalisht më duket sikur u jepet atyre licenca për të shpifur.
Apo më keq akoma, që përmban gjykimin që ata shpifin. Në fakt nuk është kështu...