Tabaku: Ekonomia punon për pakicën, ndërsa pagat e punëtorëve dhe profesionistëve mbeten më të ultat në rajon

Deputetja e zgjedhur e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me gjendjen skandaloze të pagave të ulëta dhe mesatare në Shqipëri.

Në postimin e saj në Facebook, Tabaku thekson se ‘për një vit me radhë socialistët folën për paga minimale, pensione e paga mesatare, por që nga zgjedhjet, heshtje totale’.

‘Vetëm projekte e tendera ku shkojnë taksat e shqiptarëve. Ndërkohë, barra e taksave bie mbi ata që punojnë, mbi sipërmarrësit dhe mbi shtresën e mesme — e vetmja kategori që është mbitaksuar dhe e lodhur. Ekonomia punon për pakicën, ndërsa pagat e punëtorëve dhe profesionistëve mbeten më të ultat në rajon’, shkruan Tabaku.

Postimi i plotë:

Për një vit me radhë socialistët folën për paga minimale, pensione e paga mesatare. Që nga zgjedhjet, heshtje totale. Vetëm projekte e tendera ku shkojnë taksat e shqiptarëve.

Ndërkohë, barra e taksave bie mbi ata që punojnë, mbi sipërmarrësit dhe mbi shtresën e mesme — e vetmja kategori që është mbitaksuar dhe e lodhur.

Ekonomia punon për pakicën, ndërsa pagat e punëtorëve dhe profesionistëve mbeten më të ultat në rajon.

👉 Paga minimale në Shqipëri është 200 € më pak se në Serbi dhe 189 € më pak se në Maqedoninë e Veriut.

👉 Paga mesatare shqiptare është gjithashtu më e ulët se e fqinjëve.

Fuqia blerëse më e ulët në rajon. Familjet shqiptare shpenzojnë mbi 40% të buxhetit për ushqime, ndërsa çmimet rriten çdo ditë nga monopole të mbrojtura me ligje speciale.

Ky sistem i padrejtë po shkatërron çdo ditë shtresën e mesme. Disa zgjedhin emigracionin, të tjerë dorëzohen e nuk krijojnë dot familje në Shqipëri.

Ky është realiteti i një qeverie që ndeshkon shumicën për t’u bërë nder vetëm pakicës që shtrydh vendin.