Shumë shpejt, mund të shihni Reels pa ndërprerje
Instagram po teston një shtojcë të re për të parë videot Reels. Sipas TechCrunch, përdoruesit do të mund të vazhdojnë t’i shohin videot përmes një dritareje të vogël që pluskon në ekran ndërsa përdorin aplikacione të tjera.
Përdoruesit që do të bëhen pjesë e testit, do të marrin një njoftim për opsionin e ri dhe si ta aktivizojnë, por nuk dihet ende se kur do të jetë i disponueshëm për të gjithë.
Edhe pse Picture-in-Picture është fantastike për të bërë disa gjëra njëkohësisht, paraqet edhe mundësinë për të rritur vëmendjen te videot më të gjata. Si rrjedhojë, sjell më shumë kohë të shpenzuar në aplikacion.
Aplikacionet si TikTok dhe Youtube e ofrojnë këtë opsion prej disa kohësh.
Ndërkohë sot Instagram ka lançuar edhe versionin e aplikacionit të përshtatur për iPad, duke plotësuar një kërkesë të përdoruesve të shprehur prej kohësh.