EMRI/ Lëvizte i armatosur me pistoletë, arrestohet 22-vjeçari në Tiranë
Një 22-vjeçar është arrestuar nga policia pasi u kap duke qarkulluar me armë zjarri në çantë.
22-vjeçari i identifikuar si Redian Rrumbullaku u kap në fshatin Krrabë, ku ishte banues.
Sapo ka parë shërbimet e Policisë, ai ka tentuar të largohet, por është vendosur në pranga nga blutë.
Gjatë kontrollit në çantë, iu gjet 1 pistoletë me municion, të cilët e mbante pa leje.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Village”.
Lëvizte i armatosur me pistoletë, kapet dhe vihet në pranga 22-vjeçari.
Sekuestrohet arma e zjarrit dhe municion luftarak.
Në vijim të operacioneve policore, me objektiv identifikimin e shtetasve që lëvizin të armatosur dhe janë rrezik për qytetarët dhe sigurinë publike, Komisariati i Policisë Nr. 1 finalizoi si rezultat i administrimit të shpejtë të informacionit të siguruar në rrugë operative, operacionin “Village”.
Gjatë operacionit, u kap në fshatin Krrabë, ku ishte banues, shtetasi Redian Rrumbullaku, 22 vjeç.
Gjatë kontrollit në çantë, iu gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion, të cilët e mbante pa leje. Sapo ka parë shërbimet e Policisë, 22-vjeçari ka tentuar të largohet, por si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, është mundësuar kapja dhe vënia e tij në pranga.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.