'Zjarret dogjën Shqipërinë, në Gramsh u akuzua viktima', Hoxha: Rama bën operacione... shkëlqen vetëm në propagandë
I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në SYRI tv ka qene gazetari investigativ Artan Hoxha. Ai ka komentuar sjelljet e kreut të qeverisë dhe mashtrimet e tij për reagimin qeveritar ndaj zjarreve apo mbetjeve ne vend.
Ne bisedë me moderatorin Flavio Qarri ai ka komentuar operacionet e iniciuara nga Rama dhe ka kujtuar ngjarjet kur shqiptarët vdiqën në burgje sepse ishin arrestuar e burgosur se nuk kishin mundur të paguanin energjinë elektrike.
Artan Hoxha: Krijoi operatorin kombëtar të Energjisë elektrike. E di si tha dje Rama, në nuk arrestuam ata që nuk paguanin energjinë. Ne arrestuam ata që e vidhnin energjinë. Por harron që njerëzit vdiqën në burg. Që ai qytetari i Lushnjës vdiq për 35 mijë lekë të vjetra.
Flavio Qarri: Se vidhte ai, vetëm se kishte paguar...
Artan Hoxha: Po pra, por ai e ka harruar këtë gjë. Por ishin 38 mijë shqiptarë të proceduar nga ky operacion, burg, burg. Meqenëse shqiptarët e kanë harruar këtë punën e burgut. Madje ai tha një shprehje tjetër nuk tha shqiptarë, por tha Shqipot. I keni parë shqipot ju, ky shqipoja, kryeshqipoja që ka përgjegjësinë. Në kemi satelitët Albania 1 dhe Albania 2. Ça bëjnë satelitët, si e lejojnë këtë mungese menaxhimi të mbetjeve, të ujit, të energjisë elektrike, të këtyre shqipove që vijnë vërdallë me shkrepse në dorë dhe me pishtarë për të djegur vendin. Çfarë bën ky. Se ne nuk kemi nevojë të shpikim rrotën. Ngjitur me ne është një shtet i vogël, një republikë e vogël, fshat jugosllav, Mali i Zi i cili ka një menaxhim të territorit sidomos për këtë stinën e e nxehtë dukë trefishuar rojet në territor për të lajmëruar në kohë për zjarret. Ti e pe, ai na vuri zjarrin dhe thoshte ne kemi thënë që do të marrim avionët, por ne mendojmë që ata avionët nuk na bëjnë punë se nuk na ndihmojnë për të fikur zjarret. E kupton çfarë ndodh në këtë vend tani. Del tani dhe dekoron zjarrfikësit dhe ne e pamë në Delvinë se cili ishte trajtimi që u bënte ky shtete zjarrfikësve. Ku i linte shtrirë në asfalt pasi kishin luftuar për 24 orë rresht atje me zjarrin dhe nuk u çonte as ujë për të pirë dhe as ushqim për të ngrënë. Dhe janë struktura më e keq paguar në këtë vend. Dhe del tani tallet duke u dhënë një dekoratë. Sepse për fatin e tij erdhi kjo stina me shira, dhe nuk është se u fikën zjarret nga veprimi në kohë i institucioneve tona. Zjarret, ndryshoi klima dhe u fiken nga qielli. Kam parë zjarrin në Gramsh që ishte me pasoja më të rënda. Po atje të spërkasësh bredhin me benzinë nuk ndizet. Atëherë si është e mundur që fshatarët atje lajmëronin që po ndodh kjo gjë dhe nuk reagonte askush. Pastaj enturazhi i tij në media në e shiti si një operacion që cenon sigurinë kombëtare dhe ishin disa qerratenj që duan ti prishin imazhin qeverisë dhe që duan të prishin sezonin turistik të mbuluar me vellon e tymit. Dhe ne sot ndodhemi para kësaj situate, ndodhemi në shtatorin e ri me reformat e reja. Doli dje, shqipot tha, shqipot. Tani do tu lëshojë këtë kuçedrën e ujit.
Flavio Qarri: Dua ti rikthehem pak zjarrit në Gramsh. Sepse Rama nxitoi të akuzonte viktimën e parë që patën nga zjarret si autor të zjarrvënës edhe pse nga djali i viktimës e dimë që nuk ka qenë aty, por edhe shefi i zjarrfikësve na ka thënë që Gramshi ka patur 5 vatra simultante zjarri.
Artan Hoxha: Ne e dimë që fusha ku shkëlqeu me të vërtetë, ku nuk ja heim dot meritën është fusha e propagandës. Pra ai i ndjeri nuk flet dot. Nuk tregon dot se çfarë ka ndodhur dhe meqë ai nuk flet dot, ja faturuan atij të gjithë paaftësinë që kishte struktura shtetërore që paguhet me taksat e shqiptarëve për të menaxhuar atë situatë. Ne dështuam për të menaxhuar atë situatë. Na është thënë që janë paguar paratë për të marrë dy avionë kanadair por sa te vijë avionë nga Çekia...zjarri i ka rënë Gramshit dhe ka dalë në Korçë.
E dyta. Gjithë shërbimi zjarrfikës që ka Shqipëria, është shërbim zjarrfikës urban. Është për të fikur ndonjë bombël gazi që është në ndonjë apartament, nuk është për të menaxhuar situata zjarresh në sipërfaqe të mëdha dhe në terrenin e thyer që ka Shqipëria....