‘EuroBasket 2025’/ Turqia arrin një fitore të madhe ndaj Serbisë me dy shqiptarë në lojë

Në ndeshjen e raundit të pestë të “EuroBasket 2025”, Turqia arriti një fitore të madhe kundër Serbisë me rezultatin 95-90. Loja u karakterizua nga tension i lartë dhe momente dramatike deri në sekondat e fundit.

Turqia dominoi ndeshjen me një paraqitje të fortë në çdo periodë, duke shënuar 19, 27, 28 dhe 21 pikë në secilën.

Shqiptarët e kombëtares turke, Kenan Sipahi dhe Erxhan Osmani, luajtën një rol kyç në këtë fitore, duke bërë paraqitje të shkëlqyera dhe duke kontribuar në momentet vendimtare të lojës.