Vasili poston videon: Shikoni me sytë tuaj se si ka mashtruar Edi Rama se do të sillte ujë 24 orë

Deputeti i PL Petrit Vasili ka reaguar me një shënim në faqen e tij në facebook ndaj deklaratave mashtruese të kreut të qeverisë Rama për ujin e pijshëm.

“Shikoni me sytë tuaj se si ka mashtruar Edi Rama pa ju dridhur qerpiku se do të sillte ujë 24 orë në ditë, që vite më parë”, shkruan Vasili tek poston një video me deklaratat e Ramës.

Postimi:

Treçereku i Tiranës pa ujë!

Në lagje të tëra autobotët me ujë janë mundësia e vetme për të marrë ndonjë bidon me ujë.
Edhe lagjet në zemër të Tiranës torturohen për ujë.
Shikoni me sytë tuaj se si ka mashtruar Edi Rama pa ju dridhur qerpiku se do të sillte ujë 24 orë në ditë, që vite më parë.
A votohet më një mashtrues ordiner si ky që i bën shërbim pisllëkut të çdo forme?